Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus dhe fatmirësisht asnjë rast i vdekjes nga 2.325 testime të kryera.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar gjithsej 239 persona dhe 1822 raste janë aktive.
Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është 2.595, derisa numri i tyre i përgjithshëm në Kosovë arrin në 69.686./TV Malisheva