Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi numrin e fundit të rasteve dhe vdekjeve nga Covid19, në Kosovë.
Në 24 orët e fundit nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 197 qytetarë nga ky virus në 24-orët e fundit.
Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.922 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 78.477 doza të vaksinës.
Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908./TV Malisheva