Në 24 orët e fundit janë raportuar 9 raste të reja pozitive me COVID-19. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë treguar që në këtë periudhë kohore asnjë person nuk ka vdekur shkak i infektimit me virusin korona.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

18 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 179.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!/TV Malisheva

Share.