Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe tashmë nuk ka asnjë rast aktiv.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3473 persona, prej tyre 3387 janë shrëaur, 86 kanë vdekur dhe nuk ka asnjë rast aktiv.
/TV Malisheva