Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Malishevë dhe asnjë nuk është shëruar, shkruan TV Malisheva.
Kjo është hera e parë në Malishevë që nuk ka të shëruar, raste të reja dhe viktima.
Njoftimi nga Komuna:
Malishevë, 9 maj
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19 dhe gjendja mbetet e njëjtë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, me covid-19 janë regjistruar 1105 raste, prej tyre 1023 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 30 persona. /TV Malisheva

Share.