Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe IKSHPK-së.
Rasti i ri i paraqitur në raportin e sotëm të IKSHPK, është rast i regjistruar edhe gjatë ditës së djeshme.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është paraqitur rasti i parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 555 raste, prej tyre 479 janë shëruar, 35 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 41 raste.