Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës nuk është shënuar asnjë rast me COVID19, ndërsa janë shëruar dhjetë persona nga ky virus, shkruan TV Malisheva.

Njoftimi i plotë nga Komuna:

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dhjetë persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë i ri. Kështu e bërë e ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë Covid-19, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 1095 raste, prej tyre 1004 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 39 persona. /TV Malisheva

Share.