Gjatë 24 orëve të fundit në Malishevë nuk është shënuar asnjë rast i ri më COVID19, derisa janë shëruar 13 persona me këtë virus, shkruan TV Malisheva.

Ndërsa raste aktive me COVID-19 janë 74. /TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

Në 24orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 13 persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2755 raste, prej tyre 2597 janë shëruar, 84 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 74 persona.

Share.