Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë vetëm 2 persona, një në Tiranë dhe një në Vaun e Dejës, raporton TV Malisheva.

Fatmirësisht, asnjë person i prekur me Covid-19 nuk ka ndërruar jetë.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2803

Testime totale 786,319

Raste pozitive 132,499

Raste të shëruara 129,966

Raste Aktive 78

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 25

Shkodër 23

Durrës 8

Lezhë 7

Berat 5

Elbasan 4

Dibër 2

Kukës 2

Korçë 1

Vlora 1

 

Share.