Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton TV Malisheva.
Raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i MSH’së:
15 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.
Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.
Në total numri i rasteve aktive është 238.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!