Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e pandemisë në 24 orëve të fundit në vend.
Sipas të dhënave, nuk ka pasur viktima nga COVID-19, ndërkohë kanë rezultuar pozitivë 48 qytetarë.
Aktualisht po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë kryer 864 testime, nga të cilat kanë, në këto bashki: 19 në Tiranë, 7 në Fier, 3 Himarë, Sarandë, 2 në Kukës, Delvinë, Kuçovë, 1 në Has, Kavajë, Patos, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Memaliaj, Korçë.
Janë 617 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268.984.
Shqipëria ka regjistruar gjithsej 273.088 raste me koronavirus, prej tyre 268.984 janë shëruar, 617 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.487 pacientë./TV Malisheva