Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrari së bashku me Nënkryetarin për Komunitete, Bojan Stamenkoviç, kanë pranuar një donacion me maska nga asociacioni i grave “Nas dom – Shtëpia Jonë” nga Novobërda.
Kryetari Kastrati ka falënderuar këtë asociacion për këtë donacion duke thënë se bashkëpunimi do të vazhdohet.
“Falënderoj për këtë donacion asociacionin e grave “Nas dom – Shtëpia Jonë”. Jam shumë mirënjohës dhe ky është shembull i bashkëpunimit rajonal dhe ndëretnik në kohë të pandemisë”, ka thënë Kastrati.
Nënkryetarin për Komunitete, Bojan Stamenkoviç, po ashtu ka falënderuar asociacionin e grave “Nas dom – Shtëpia Jonë” për donacionin dhe tha se do të vazhdojnë prapë me këtë bashkëpunim.
“Bashkëpunimi me këtë asociacion ka qenë i shkëlqyeshëm deri më tani, dhe do të vazhdohet ende. I falënderoj shumë për donacionin e dhuruar”, ka thënë ai.
Udhëheqsja e asociacionit të grave “Nas dom – Shtëpia Jonë”, Vesna Staic, tha se ky projekt do të vazhdohet edhe në të ardhmen.
“Shpresoj që ky projekt do të vazhdohet në të ardhmen, dhe iu inkurajoj që të bëni kërkesa edhe për grupet tjera se sa maska ju duhen, që t’iu dhurojmë donacion”, ka thënë ajo.
Ky donacion përmban tre mijë copa maska mbrojtëse, ku një mijë copa do t’iu dhurohen pensionerve, një mijë copa të tjera rasteve sociale, 500 copa për komunitetin rom dhe 500 copa për punëtorët e komunës./Tv Malisheva