I pasur me përbërës ushqyes dhe shërues, asparagusi që moti është i njohur si pastrues i organizmit.
Kjo perime me kalori të ulëta është e pasur me vitaminat B6, B9, A, C, K dhe E, me mineralet: kalcium, magnez, zink, selen, bakër, mangan, fosfor, hekur, fibra dhe proteina.
Përveç kësaj përmban edhe shumë krom, i cili e zvogëlon ndjenjën e urisë, me ç’rast u rekomandohet kryesisht femrave të cilat kanë probleme me peshën e tepërt.
Asparagusi stimulon largimin e toksinave, e lehtëson urinimin, zvogëlon kolesterolin në gjak dhe shtypjen e gjakut, dhe e përmirëson punën e zemrës.
Njëkohësisht, pasi që është i pasur me kalcium, e lehtëson humbjen e këtij minerali nga eshtrat. Përveç kësaj përmban edhe glutatin – një antioksidant i fuqishëm i cili e mbron organizmin nga radikalet e lira të cilat e përshpejtojnë plakjen. /TV Malisheva