Ka përfunduar ndeshja hapëse e programit të sotëm të Premier Ligës angleze mes skuadrës së Evertonit dhe Aston Villas, ku kjo e fundit ka siguruar pikët e plota në stadiumin “Goodison Park”.

Skuadra e Aston Villas ka shënuar sot fitore si mysafire me rezultat minimal 1:0 kundër Evertonit.

Golin e vetëm të ndeshjes dhe të tre pikëve për skuadrën e Steven Gerrard e shënoi sulmuesi anësorë Emiliano Buendia në minutën e 45’+3 të ndeshjes.

Me pikët e reja, skuadra e Aston Villas ngjitet në vendin e 10 në tabelë me gjithsej 26 pikë, shtatë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Evertoni që zë vendin e 16 me vetëm 19 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Aston Villas./TV Malisheva

Share.