Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka reaguar pas marrjes së ekspertizës për rastin e Astrit Deharit.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se në bazë të raporteve të Institutit Zviceran, vërtetohet ajo që sipas tij është ditur qysh moti, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, është ditur që Dehari është vrarë.

Ai ka thënë se është i çuditshëm fakti se gjatë 78 ditëve që Astrit Dehari ka qëndruar në paraburgim nuk është intervistuar asnjëherë nga prokuroria.

Postimi i plotë i tij:

Sot kemi paranuar dy raportet të përpiluara në gjuhen frenge dhe të përkthyera në gjuhen shqipe nga Institutit Zviceran-Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë-Zvicër lidhur me vrasjen e Astrit Deharit, ku njëri raport përbëhet nga 45 faqe ndërsa raporti tjetër përfundimtarë përbëhet nga 14 faqe.

Në bazë të këtyre raporteve të insitutit Zviceran vërtetohet ajo që është ditur që nga dita e parë e vrasjës së Astrit Deharit më 05.11.2016 që ai është vrarë në rrethana të pasqarura deri me tani në Qendren e Paraburgimit në Prizeren.

Tani është detyrë e Prokurorisë dhe e shtetit të Kosovës që të gjejë vrasësin e Astrit Deharit.
Eshte ditur se Astrit Dehari është varë vetëm për një arsyje se ka qenë aktivisistë i Lëvizjës VETEENDOSJE! dhe eshte vrare duke tentuar qe ti merren deklarata vetëinkriminuese per diçka qe kurr nuk ka ndodhur, kinse per gjuajtjen e Parlamentit të Republikes se Kosoves, gje qe kurre nuk ka ndhur nga ai dhe nga aktivistët e tjerë të Lëvizjës Vetëvendosje!

Astrit Dehari është mbajtur për 78 ditë në Qendren e Parburgimit në Prizren dhe për këto ditë sa është mbajtur në paraburgim ai ansjëherë zyrtarisht nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Tani shteti duhet te kerkoj drejtësi për Astritin.

Share.