Atalanta ka realizuar fitore si mysafire e Salernitanës në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.
Goli për Atalantën erdhi krejt vonë kur Duvan Zapata shënoi 15 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.
Kjo fitore e tyre i vë ata në pozitën e shtatë me 7 pikë, ndërkaq Salernitana mbetet krejt në fund me katër humbje nga që të katër ndeshjet.