Njëra ndër ndeshjet shumë interesante në Ligën e Kampionëve është ajo në mes Atalantas dhe Real Madrid.
Ndeshja do të luhet sonte me fillim në ora 21:00.
Skuadra e Real Madrid ka qenë shumë e hendikepuar nga lëndimet viteve të fundit.
Skuadra ka arritur në Bergamo me një formacion të mangët dhe pa lojtarë si Dani Carvajal, Sergio Ramos dhe Marcelo në mbrojtje.
Karim Benzema, Eden Hazard dhe Rodrygo mungojnë, por në mesfushë Zidane ka përvojën e Toni Kroos, Casemiro dhe Luka Modric.
Këto janë formacionet e mundshme për të dyja skuadrat.
Atalanta: Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, Zapata
Real Madrid: Courtois; Lucas Vazquez, Varane, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Mariano, Vinicius .
/TV Malisheva