Një palë atlete të veshura nga ylli i basketbollit amerikan, Michael Jordan, janë shitur për 1.47 milionë dollarë në një ankand.
Atletet bardhë dhe kuq, qe Jordan i veshi sezonin e parë të tij me ekipin Chicago Bulls, ishin nismë e marrëveshjes së basketbollistit me kompaninë Nike, për të prodhuar rroba dhe këpucë.
Jordan, që shumë e konsiderojnë si basketbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, është bërë lojtari, atletet e të cilit janë shitur më së shtrenjti në ndonjë ankand.
“Ky rezultat, që thyen rekord për Jordan Nike Air Ships, pohon vendin e Michael Jordan dhe ekskluzivitetin e Air Jordan, në kulmin e tregut të atleteve” tha për BBC Brahm Ëachter, pas ankandit të së dielës në Las Vegas.
Atletet u blenë nga Nick Fiorella, një koleksionist i njohur. /TV Malisheva