Derisa kjo veçori e avancuar, të jetë sa më e përshtatshme për këtë makine
Kur Audi A8 u prezantua para tre vitesh në Frankfurt Auto Show, të gjithë ishin të interesuar për veçorinë më të avancuar Traffic Jam Pilot
Me këtë nivel të tretë të vozitjes autonome, shoferët do të kishin mundësi të largonin sytë përkohësisht prej rrugës, ndërsa konsiderohej si një prej arritjeve më të mëdha teknologjike.
Por, megjithëse janë shpenzuar orë të panumërta dhe shuëm para në avancimin e mëtejmë të kësaj teknologjie, Audi ka vendosur ta largojë këtë veçori nga A8.
Automotive News Europe raporton se shefi i zhvillimit teknik në Audi, Hans-Joachim Rethenpieler njoftoi që kjo veçori nuk do të jetë në versionin e ri, pasi që nuk është arritur të përshtate sa duhet.
“Versioni i ri që e lansohet gjatë vitit që vjen, nuk do ta ketë të integruar Traffic Jam Pilot, sepse nuk është arritur të bëhet përshtatja e duhur me makinë, ashtu si kemi dashur”, ka thënë Rethenplier lidhur me A8 të ri.
Integrimi i nivelit të tretë të autonomisë në një makinë, nëpërmjet së cilës shoferit i mundësohet t’i largojë sytë nga rruga, është shumë e rëndësishme, por Audi po punon që ta zhvillojë këtë sistem edhe më mirë./ Tv Malisheva