Ka përmasa më të vogla, por Audi Q4 e-tron do të ketë çmim shumë më të lirë, duke bërë që të jetë shumë më i kërkuar në treg.

Me çmim që fillon nga 65 mijë euro, Audi e-tron është një makinë që mbushet me rrymë, shumë e shtrenjtë për buxhetin e një familjeje të zakonshme.

Por, Audi ka menduar edhe për këtë aspekt, andaj ka punuar në versionin Q4 e-tron, që ka përmasa më të vogla, por çmim shumë më të lirë, në mënyrë që të merr klientët që zakonisht do të orientoheshin nga Tesla.

Derisa Tesla është dominuese në tregun e makinave elektrike, duke e lënë Audi e-tron që ta ketë shumë më vështirë që t’i afrohet, por me këtë makinë, shënjestrën Model Y, mund ta ketë më lehtë ta arrijë.

Sipas Car and DRiver, Audi ka punuar në një version të Q4 e-tron, që të ketë çmime më të lira se Tesla Model Y, çmimi i së cilës fillon nga 42 mijë euro, derisa pakoja e plotë kushton 70 mijë euro.

Megjithëse nuk do të ketë kapacitetin e Model Y, kjo makinë nga Audi pritet të ketë bateri të fuqishme, që të ketë autonomi sa më të gjatë.

Brenda kapakut tw Audi Q4 e-tron, do të jetë motori me 82 kWh, derisa në Tesla Model Y është motori me 75 kWh, në këtë formë, do të jetë edhe një konkurrencë edhe më e fuqishme për rivalin nga Tesla. /Tv Malisheva

Share.