Një veturë e vjetër Audi Quattro është shitur me një çmim rekord prej 163.125 funteve.
Vetura legjendare e viteve të 80-ta besohet të jetë e fundit që është prodhuar nga gjiganti gjerman, kur vendosi ta shuajë këtë linjë në vitin 1991.
UR Quattro 20 V ka pasur vetëm dy pronarë në 30 vite “jetë” dhe ka të përshkuara vetëm 9.700 milje. Si rezultat i kësaj, kjo veturë e bardhë ka treguar se ende duket sikur në ditën kur doli nga shiriti prodhues i fabrikës së Audi.
Ajo ishte ofruar në ankand me çmimin fillestar prej 145.000 funte, por pas interesimit të madh u rrit çmimi ku fituesi pagoi për të 163.125 funte. Kjo shitje ka lënë pas atë të shtëpisë së ankandeve në Britani, që më herët shiti një Quattro për 72.000 funte.
Audi Quattro mori këtë emër për faktin se bën tërheqje me të katër rrotat, dhe prodhimi i saj filloi në vitin 1980 dhe seria e fundit u shit në vitin 1991.
Quattro ka motor 2.1 litra turb0charge që prodhon 217 kuaj-fuqi dhe shpejtësinë maksimale e ka 230 kilometra në orë. Vazhdon t’i ketë gomat origjinale të Pirelli dhe radion nga Blaupunkt.
Në treg asokohe kur doli nga shiritat e prodhimit të fabrikës së Audi, shitej për 39.000 funte. /TV Malisheva