Audi është duke ngadalësuar prodhimin për shkak të mungesës së çipave kompjuterikë. Kjo mungesë po cilësohet si “krizë mbi krizë”.

CEO-ja i saj, Marcus Duesmann, ka thënë se kanë synim t’i prodhojnë 10.000 vetura më pak në tremujorin e parë të vitit dhe t’i vendos më shumë se 10.000 punëtorë në terren.

Kompania tjetër, Volkswagen, ka njoftuar njësoj se ka ngadalësuar prodhimin për shkak të çipave derisa një rënie e tillë është cilësuar si befasi e papritur.

Porositja e çipave kompjuterikë nuk po cilësohet si punë e lehtë për arsye se kërkesa për furnizim është e madhe.

“Kërkesa është e lartë dhe furnizimi është i ngushtë dhe çdo nevojë e papritur mund të rezultojë shumë e vështirë për t’u akomoduar”, ka thënë Geoff Blaber, analist i CCS Insight./TV Malisheva

Share.