Nga e hëna, Austria shtrëngon rregullat për hyrjen në vend dhe kalimin nga “3G” në rregullin “2.5G”.

Kjo do të thotë që për të hyrë në vend duhet një certifikatë vaksinimi, COVID-19 jo më e vjetër se 180 ditë ose një test PCR negativ.

Deri më tani në Austri mund të hyhej me test antigjen negativ, por nga e hëna do të jetë i vlefshëm vetëm testi PCR.

Punëtorët ndërkufitarë kanë ende në fuqi rregullin “3G”, sipas një rregulloreje të re që do të hyjë në fuqi të hënën.

Por, masat po ashpërsohen edhe për ta, që do të thotë se testi PCR nuk do të jetë më i vlefshëm për shtatë ditë, por për 72 orë, dhe testi i antigjenit do të jetë i vlefshëm vetëm për 24 orë në vend të 48 orësh./TV Malisheva

Share.