Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në Venecia të Italisë, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe nga rruga kryesore ka rënë poshtë në hekurudhë.

Sipas raportimeve fillestare, si pasojë e aksidentit mbi 20 persona kanë humbur jetën.

Raportohet se mbi 40 të tjerë janë të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë, zjarrfikësve dhe ndihmës së parë, të cilët po merren me rastin.

/TV Malisheva

Share.