Shkodran Mustafi nuk do mund të debutojë me klubin e tij të ri, Schalke, as në këtë fundjavë. E gjitha kjo ka ndodhur për arsye se rregullat në Gjermani parashohin që një lojtar i cili transferohet nga Anglia, të qëndrojë në karantinë.
Kjo nënkupton se Mustafi mund të stërvitet i vetëm dhe të bëhet i gatshëm për ndeshjen e ardhshme, kur edhe mbaron karantina për të.
“Pas konsultimit me Departamentin e Shëndetësisë, Shkodran Mustafi do të jetë në karantinë të paktën deri më 5 shkurt. Lojtari i transferuar nga Arsenali duhet të izolohet”, thuhet në komunikatën e postuar nga klubi gjerman. /TV Malisheva