Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të besimit Islam që me rastin e përmbushjes se ritit të therjes së Kurbaneve, për shkak të situatës pandemike COVID-19, shitblerja e kafshëve për kurban të bëhet drejtëpërsëdrejti nga ferma tek blerësi, për arsye se të gjitha lokacionet që kanë shërbyer si tregje të kafshëve janë të mbyllura dhe njëkohësisht nxjerrja e kafshëve në hapësira publike dhe grumbullimi i njerëzve është i ndaluar.

“Gjithashtu ju njoftojmë se, therja e kurbaneve është obligativetë bëhet vetëm në thertoret e licencuara/aprovuaranga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të cilat janë nën mbikëqyrjenzyrtare të inspektorëve veterinarë. Kafsha e cila theret për konsum mbi të gjitha duhet të jetë e kontrolluar. Andaj në thertore kontrolli kryhet para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes,ku vlerësohet gjendja shëndetësore e kafshësdhe pas procesit të therjes, mishiju nënshtrohet kontrollit veterinar për verifikimin e përshtatshmërisë si produkt ushqimor për konsum. Kushtetteknike, sanitare dhe higjienike nëthertorete licencuara janë adekuate të cilat posedojnë ambient, temperatura dhe pajisje higjieniksi kushtepër therrje të sigurta, ku pengojnëkontaminimin e mishit nga faktorë të ndryshëm” thuhet në komunikatë.

“Të gjithë personat fizik dhe juridik, të veprojnë në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe vendimet e Qeverisë, për masat e parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19. Inkurajojmë të gjithë të përdorin masat mbrojtëse gjatë tregtimit prej fermës dhe në thertore. Po ashtu të sigurohen se, kafshëtnë fermaposedojnë numrin e matrikullit dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për qytetaret tanë”.

AUV kërkon që si shoqëri, të tregojmë nivel të lartë të kulturës duke mos shfaqur imazhe të prerjes-therrjes së kafshëve në hapësirat publikedhe çdo vend tjetër qe nuk është i destinuar për këtë aktivitet.Inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me policinë do të monitorojnë respektimin e masavedhe ndaj të gjithë shkelësve do të iniciohen procedurakonform dispozitave ligjore në fuqi./Tv Malisheva

Share.