Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, artistja me prejardhje nga Shqipëria ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft tërheqëse, duke pozuar në nuancat e ngjyrës së verdhë.
Amanda (emri i vërtetë i këngëtares) i ka realizuar disa prej fotografive në një pompë derivatesh, teksa ka furnizuar me karburant veturën e saj.
Këngëtarja shqiptare përndryshe është shumë e pëlqyer dhe e komentuar nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ava Max aktualisht është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, baladës “EveryTime I Cry”.
Albumi i saj debutues “Heaven and Hell” i publikuar vitin e kaluar, i ka sjell gjithashtu suksese të shumta artistes, duke u bërë albumi i tretë më i dëgjuar i një femre vitin e kaluar në Spotify. /TV Malisheva