Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, po shijon suksesin e albumit të saj më të fundit “Heaven and Hell”.

Albumi është ngjitur menjëherë drejt majave të suksesit dhe është promovuar në “billboard”-et më të mëdha të kryeqyteteve të famshme të botës.

Përveç talentit në muzikë, artistja me prejardhje nga Shqipëria është komentuar shpesh edhe për stilin e veçantë dhe paraqitjet skenike.

Së fundmi, në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka pozuar me një fustan shumë tërheqës të bardhë, me një lule të kaltër në mes.

Ky kreacion është punuar nga stilisti nga Kosova, Pajtim Rraci, dhe më pas i është dërguar stilistit zyrtar të këngëtares Wilford Lenov.

Edhe vet stilist Rraci ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi të kreacionit të tij, në trupin e 25-vjeçares.

Ava Max ndërkohë përveç albumit, po shijon suksesin edhe të këngës së saj më të re solo “Naked”. /TV Malisheva

Share.