Futbollisti Donis Avdijaj është një prej lojtarëve më të talentuar të Kosovës. Megjithatë problemi më i madh që po i shkakton problem në karrierë është disiplina.
Në këtë afat kalimtar ai u transferua te Trabzonspori, pas problemeve që pati edicionin e kaluar te Willem II, në Holandë.
Mediumet turke kanë njoftuar të hënën se klubi ia ka tërhequr vërejtjen Avdijajt, i cili nuk ka marrë leje për të dalë në një lokal nate në orët e vona për t’u argëtuar.
Avdijaj është njëri prej lojtarëve më të popullarizuar të ekipit turk, pasi prej tij pritet shumë në të ardhmen.
Në fakt, ishte kapiteni i Trabzonsporit, portugezi Joao Pereira, që ka zbuluar daljen e Avdijajt dhe ka kërkuar nga klubi që sulmuesit kosovar t’ia mundësojë vendosjen në ndonjë familje për t’u bërë më i disiplinuar dhe ku do të ishte nën kontroll të vazhdueshëm.