Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje që pas gjendjes së krijuar në ekonomi nga Covid-19, të veprohet sa më shpejtë, në mënyrë që të normalizohet.
“Është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte. Prandaj, duhet ndërmarrë masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai tutje ka thënë se për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kanë filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare./ Tv Malisheva
Postimi i plotë:
Është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte. Prandaj, duhet ndërmarrë masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend.
Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare.