Heung-Min Son është një nga lojtarët më të mirë të Tottenham, njëkohësisht ndër më të dashurit e tifozëve. Sulmuesi nga Koreja e Jugut e kaloi në vendlindje periudhën e vështirë të koronavirusit, duke përfituar të shlyejë detyrimin ushtarak.

Tre javë të vështira plot stërvitje ushtarake kaloi 27-vjeçari, i cili ka rrëfyer eksperiencën e provuar për sajtin zyrtar të klubit londinez. Son vuajti jo pak, por e shijoi në maksimum periudhën e kaluar me shokët e rinj.

“Ishte një përvojë e veçantë. Nuk mund të tregoj gjithçka që bëra, por më ka pëlqyer si eksperiencë. Djemtë e tjerë u treguan të këndshëm me mua. Kalova tre javë të vështira, por u përpoqa ta shijoj si aventurë.

Kemi kaluar gjithë kohën së bashku, qëndronim 10 veta në një dhoma. Djemtë nuk flisnin fare në fillim, më pas nisëm të qeshnim dhe bënim shaka të gjithë së bashku“, thekson ylli i skuadrës së Jose Mourinhos. /abcnews.al

Share.