E konfirmuar nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, që skuadra gjermane, RB Leipzig ka arritur marrëveshje të plotë me Chelsean për të transferuar sulmuesin Timo Werner.

Werner do t’i bashkohet Leipzigut në një marrëveshje të përhershme, dhe jo në formë huazimi siç ishte spekuluar nga shumë media, përcjell TV Malisheva.

Chelsea dhe Leipzig janë duke diskutuar detajet e fundit në mënyrë që ta përfundojnë marrëveshjen sa më shpejt që është e mundur.

Werner kishte rënë dakord me kushtet personale të Leipzig për më shumë se një muaj, pasi që ylli gjerman dëshironte vetëm rikthimin te ish-klubi i tij i vjetër.

Ndërkaq, që prej se u largua nga Leipzigu, në aventurën e tij me Chelsea, Werner arriti të bëjë 89 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 23 gola dhe 21 asistime mbi emrin e tij.

Share.