Dy avionë amerikanë B-52, të cilat mund të mbajnë armë bërthamore, kanë kaluar sot mbi Tiranë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ata fluturuan mbi sheshin “Skënderbej” rreth orës 14:50, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat.
Me dhjetëra persona u mblodhën në shesh pas thirrjes edhe të ambasadës së SHBA-së për të parë këtë ngjarje unike./A2
/TV Malisheva