Tashmë Gjykata e Qarkut në Slovanski Brod ka shqiptuar masën prej 30 ditë paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi aksidentin në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
Ndonëse zëvendësprokurori komunal Slavk Pranjiq dy ditë më parë tha se shoferi kishte pranuar se për një moment e kishte zënë gjumi derisa ishte në lëvizje, por ndryshe thotë avokati i shoferit.
Avokati i shoferit, Igor Cisper tha se klienti i tij asnjëherë nuk ka thënë se ka qenë në gjumë. Ndërsa shtoi se nuk mund të tregoj se çfarë i kishte thënë shoferi.
“Gjyqtari hetues urdhëroi paraburgimin, për një muaj, për shkak të mundësisë së mundshme të largimit nga Republika e Kroacisë, pra arratisjes. Ai tani do të dërgohet në burg. Ai u deklarua vetëm rreth paraburgimit sot, ai nuk dha asnjë dëshmi. Në asnjë moment ai nuk më tha se ishte në gjumë”, tha Igor Cisper, raporton index.hr.
Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës (25.07.2021)./TV Malisheva