Zgjedhjet lokale ishin një mundësi për serbët që të çliroheshin nga presioni i Milan Radoiçiqit dhe oktapodit kriminal të Beogradit.
Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin një mundësi për serbët që të çlirohen nga presioni i Milan Radoiçiqit dhe ai oktapod kriminal që zbaton politikën e dikurshme të Zhelko Razhnjatoviqit – Arkanit, thotë Ivan Niniq, avokat nga Beogradi në një intervistë për The Geopost.
“Në fakt këtu nuk ka teknologji të bardhë që personifikon politikën e Arkanit, por ka teknologji të bardhë në pluhur, ka disa aktivitete të tjera subversive dhe përfitime e fitime të mëdha”, thotë Niniq.
“Mund të shikojmë bilancet e kompanive nën kontrollin e Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiqit, të cilët sot janë manjatët numër një jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në Serbi. Ata janë mjeshtër të padiskutueshëm në biznese të ndryshme. Ata sot po i asfaltojnë rrugët, po i mbajnë serbët në veri të Kosovës si një geto, dhe legjitimitetin për këtë ua ka dhënë vetë Aleksandar Vuçiq, janë emisarët e tij në pjesën veriore të Kosovës”, shton ai.
/TV Malisheva