Këngëtarja e njohur Fjolla Morina doli ditën e sotme përpara gjykatës së Kukësit për të marrë masën e sigurisë, pasi u kap në pikën kufitare me armë zjarri.

Në mbrojtjen e paraqitur në gjykatë, avokatja e këngëtares Aurora Guska, u shpreh se se armët nuk janë armë zjarri, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.

“Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pistoletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak”, thotë avokatja.

Gjithashtu avokatja tregoi dhe arsyen pse u shty seanca gjyqësore.

“Fillimisht kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest në burg, me faktet pasi Fjolla është shtatzënë dhe është e pamundur që ajo të lihet në burg sipas nenit 230 pika 2. Na u la një kohë për të siguruar një kontratë qiraje banimi që ajo të vendoset me masën e sigurisë arrest shtëpie ose në këtë kundërtën kërkoi dhe garanci pasurore. Gjatë kësaj kohe na u la koha e lirë për të konkluduar nëse do paraqesim garancinë pasurore ose kontratën e qira”, ka thënë avokatja.

Share.