Chelsea e ka konfirmuar se Cezar Azpilicueta është larguar nga klubi pas 11 vitesh në “Stamford Bridge”.
Kapiteni i klubit, i cili i fitoi të gjithë trofetë pasi u transferua nga Marseille për më shumë se 10 milionë euro, largohet si lojtar i lirë dhe do të nënshkruajë me Atletico Madridin.
Azpilicueta ka bërë 508 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, dhe tani largohet si legjendë e klubit.
Përmes një videoja të postuar në faqen zyrtare, Chelsea e konfirmoi largimin e Azpilicuetas, i cili shihet i përlotur.
Gjithashtu, mbrojtësi spanjoll i është adresuar edhe me një letër përshëndetëse tifozëve të Chelseat.
Videon e gjeni më poshtë.
Letrën përshëndetëse të Azpilicuetas e gjeni më poshtë.
/TV Malisheva