Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar medalje të argjendtë në garën prestigjioze ushtarake “Cambrian Patrol ‘22” të mbajtur në Britani të Madhe, raporton TV Malisheva.

Performanca e FSK-së është vlerësuar lartë nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter.

Në këtë garë morën pjesë 107 ekipe të ushtrive ndërkombëtare.

“Në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orësh në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare. Performanca e FSK-së është vlerësuar lartë edhe nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK ka përmbushur”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

 

Share.