Pushimet në plazhin e Forcatella, midis Torre Canne dhe Savelletri u kthyen në një tragjedi për një familje nga Bari.
Burri, gruaja dhe vajzat e tyre binjake po pushonin po kalonin kohë në plazh. Teksa dy vajzat 11 vjeçare po laheshin në det era e papritur që ka trazuar detin ka pamundësuar që ato të dilnin në det.
Pasi babai i tyre e ka vënë re, ka shkuar menjherë për tju ardhur në ndihmë. Ai notoi dhe arriti ti nxirrte vajzat në një pozicion që mund të arrinin në breg.
Pas këtij momenti ai është parë nga njerëzit që po rrokullisej në det. Pavarësisht pse të pranishmit i shkuan në ndihmë menjëherë, ai ndërroi jetë. Vajzat dhe gruaja e tij panë momentin tragjik.
47-vjeçari mund të ketë vdekur nga uji i shumtë që mund të ketë pirë gjatë notit ose mund të ketë pësuar infarkt nga sforcimet dhe është mbytur.
Hetimet do të zbardhin dinamikën e ngjarjes./TV Malisheva