Babai i David Beckahm, Ted , 73 vjeç është martuar për herë të dytë, ai kurorëzoi dashurinë me avokaten milionere Hilary Meredith, 62-vjeçare.
Ish-ylli i Anglisë dhe Man Utd, David, gruaja Victoria, dhe tre nga fëmijët e tyre ishin prezent në ceremoninë e tyre martesore.
Ata mbërritën me automjete pak para orës 15:00 në Tempullin historik, pjesë e distriktit ligjor të Londrës qendrore.
“Ishte një ceremoni shumë e vogël private me vetëm një pjesë të vogël të familjes dhe miqve të ngushtë, duke përfshirë David, Victoria dhe tre nga fëmijët”, tha një burim, shkruan The Sun.
“Ted është në të 70-at dhe Hilary në të 60-at. Ishte dasma e dytë për të dy, kështu që ata nuk donin të bënin bujë, por e gjithë familja ishte e kënaqur që ishin atje”, tha tutje ky burim.
Motra e Davidit, Louise dhe partneri i saj Kevin Briggs mbërritën të parët, pak para Victoria dhe djalit të saj Romeo i cili ishte bashkë me të dashurën e tij, Mia Regan.
Davidi, i cili mbante një lule të bardhë në xhaketën e kostumit të tij të errët, hyri brenda me Tedin disa minuta më vonë.
Vajza e David dhe Victoria, Harper dhe djali më i vogël Cruz ishin gjithashtu atje, ndërsa djali më i madhi çiftit të njohur, Brooklyn besohej të ishte në SHBA.
Nusja Hilary, e veshur me të bardha, sipas traditës mbërriti më vonë me vajzën e saj, Charlotte
Ajo u takua me Ted në 2019 përmes punës së tyre bamirëse për veteranët e ushtrisë në Broughton House Veteran Care Village. Ata nisën bashkëjetesën aty pranë në Cheshire dhe njoftuan romancën në mars 2020 kur filloi bllokimi i pandemisë COVID-19.
Ted u nda nga nëna e Davidit, Sandra në vitin 2002 pas 33 vitesh martesë. Ted më vonë e diskutoi atë në një autobiografi që shkaktoi një përçarje mes tij dhe Davidit. Por dyshja u pajtuan pasi Ted pati një atak në zemër në vitin 2007. /TV Malisheva