Sulmuesi i Real Madrid ka qenë protagonist absolut gjatë këtyre muajve pa futboll.
Serbi ka tërhequr vëmendjen për arsye të ndryshme, nga shkelja e karantinës për të shkuar në Serbi, deri te fraaktuar e pësuar në këmbën e djathtë.
Babai i lojtarit, Milan Jovic, ka folur pikërisht për dëmtimin e pësuar në orët e fundit nga djali i tij.
“Është e tmerrshme, ky lajm na ka kapur të gjithëve në befasi. Luka është i dëshpëruar dje pak i frikësuar nga kjo situatë”, ka thënë ai për të prditshmen Kurir.
“Po stërvitej në shtëpinë e tij në Beograd, duke ndjekur programin e punës që i kishte dërguar klubi dhe, gjatë një ushtrimi, ka ndier një dhimbje të madhe. Por, sinqerisht, askush nuk priste që të ishte një problem kaq serioz”, deklaroi ai.
Ylli i madrilenëve pritet të qëndrojë dy muaj larg fushave për shkak të dëmtimit./ Tv Malisheva