Vajza e vogël e presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump, Tiffany, është fejuar me të dashurin e saj, Michael Boulos.
Në ditën e fundit të postit të babait të saj ajo ka postuar në Twitter një foto ku shihet në ambientet e Shtëpisë së Bardhë teksa njofton të gjithë ndjekësit që është fejuar dhe po përshëndetet me shtëpinë, ku e kishte për nderë të jetonte përreth katër vite.
“Ka qenë një nder të festoja shumë momente dhe ngjarje historike, si dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nga ta nuk ishte kaq i veçantë sa fejesa me të dashurin tim të mrekullueshëm. Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin e ri”– shkruan ajo./TV Malisheva