Një burrë nga Serbia është arrestuar pasi dyshohej për shitjen e vajzës së tij të mitur për 3,000 euro, ka thënë Ministria e Brendshme Serbe.
Policia e ka gjetur vajzën në shtëpinë e burrit 47-vjeçar.
E mitura është dërguar menjëherë në Qendër për Punë Sociale.
Babai i saj dhe një burrë tjetër dyshohen për krimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Ata janë në mbajtje për 48 orë dhe së shpejti do të dalin para gjyqit.
/TV Malisheva