Rastet e para të pozitivitetit ndaj Koronavirusit të disa lojtarëve të skuadrave në ligat më të rëndësishme europiane dhe më gjerë, çuan në shtyrjen e Champions dhe Europa League-s dhe pothuajse të gjitha ligave, si dhe të Kampionatit Europian të Futbollit dhe pothuajse të gjitha garave të tjera motorike.

Sidoqoftë, Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë planifikuar për në korrik dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nuk ka ndërmend të ndryshojë programin për eventin e madh të sportit në glob.

IOC po vlerëson “skenarë të ndryshëm” për mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike në “Tokio 2020”, por një “anulim” për shkak të emergjencës së Koronavirus nuk është në rendin e ditës.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, tha në një intervistë për New York Times u shpreh se nuk janë duke e menduar anulimin e lojërave olimpike.

“Ne nuk e d imë se cila do të jetë situata, natyrisht që ne po shqyrtojmë skenarë të ndryshëm, por Lojërat janë katër muaj e gjysmë larg. Ligat dhe federatat e tjera janë më optimiste se ne, sepse shumica kanë shtyrë ngjarjet e tyre në prill ose në fund të majit. Ne po flasim për diçka në fund të korrikut”, theksoi Bach

Share.