Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha sot se plani i Izraelit për të filluar aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor të okupuar do të ketë pasoja katastrofike për rajonin.

Paralajmërimi i saj i ashpër është pjesë e thirrjeve të shumta për Izraelin për të mos zbatuar planin e tij.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë që Izraeli “do të zbatojë sovranitetin” deri në 30% të Bregut Perëndimor, duke mbuluar vendbanimet izraelite dhe tokat e pasura bujqësore të Luginës Jordan, nga 1 korriku, transmeton KosovaPress.

Kreu i Mossad, shërbimi sekret izraelit, vizitoi Amanin javën e kaluar për të diskutuar planin e aneksimit me mbretin Abdullah të Jordanisë pasi ai paralajmëroi për një “konflikt masiv” me Izraelin.

Me gjithë premtimin e Netanyahu për të dhënë urdhrin për aneks të mërkurën, ai mund të detyrohet të vonojë propozimin pasi tre ditë diskutimesh në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar përfunduan pa një miratim.

Netanyahu kishte llogaritur mbështetjen e administratës Donald Trump pasi zbuloi “vizionin e tij për paqen” gjashtë muaj më parë, i cili tha se vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor – të paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar – dhe Lugina e Jordanit do të përfshihej në Izrael.

Kellyanne Conway, një ndihmëse e lartë e presidentit amerikan, tha të enjten se Trump ishte gati të bënte një “njoftim të madh” për aneksimin e planifikuar të Izraelit, por zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë më vonë thanë se bisedimet do të vazhdonin.

Javën e kaluar, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca ishin midis shtatë anëtarëve evropianë të Këshillit të Sigurimit të KB që lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se plani i aneksimit ishte “një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar” që do të rrezikonte mundësinë e një shteti të ardhshëm palestinez dhe kërcënimin e sigurisë në rajon./Tv Malisheva

Share.