Ministrja e Financave Hykmete Bajrami sot ka mbajtur takim virtual me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott. Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve në fushat e interesit të përbashkët si dhe planet e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.
Ministrja Bajrami e falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për institucionet e Kosovës, në projekte të ndryshme në fushën e ekonomisë dhe fuqizimit të institucioneve.
Nga ana tjetër, Ambasadori Abbott theksoi se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik me Republikën e Kosovës. /Tv Malisheva