Programi për Reforma në Ekonomi 2021-23 synon performancën për transformimin e ekonomisë dhe identifikohen mundësitë reale të rritjes ekonomike vjetore.
Kështu ka deklaruar ministrja e Financave Hykmete Bajrami në takimin e sotëm konsultativ për procesin e hartimit të Programit për Reforma në Ekonomi 2021-23.
“Ne kemi një rrugë të qartë për adresimin e buxhetit dhe ekonomisë.
Programi gjithashtu adreson edhe për rritje ekonomike dhe rritje të punësimit”, tha Bajrami.
Ajo ka folur për rishikimin e buxhetit dhe rënien e të hyrave buxhetore deri në fund të vitit si pasojë e pandemisë.
Takimi pas fjalimit të ministres Bajrami është mbyllur për media.
Në takim po marrin pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ministri i Ekonomisë Blerim Kuqi, ai i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe ministri i MTI Vesel Krasniqi./Tv Malisheva