Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka pyetur kryeministri Kurti se a e ka ditur për problemet në blloqet e KEK-ut dhe të situatë së tërësishme me energji elektrike, kur në vitin 2019 ka premtuar ulje të çmimit të energjisë.
“A i keni ditë të gjitha këto kur në vitin 2019 keni premtu ulje të çmimit të energjisë Bazu në deklarata bazu në protesta dhe akuza që i keni bërë tjerëve ju i keni fituar 50%, a e keni ditë në çfarë gjendje është TC A dhe TC B”, ka thënë Bajrami.
Ajo ia ka kujtuar deputetes Mimoza Kusari Lila se ka aktakuzë pikërisht për distribuimin e energjisë.
“Sa herë që Kusari-Lila del flet për qeveritë e kaluara për sektorin e energjisë ajo duhet me ditë që ka aktakuzë për korrupsion për rastin e distribuimit bile ajo është për privatizimin e termocentraleve”, tha ajo.
/TV Malisheva