Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrush Hoti, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan TV Malisheva.

Në kuadër të fushatës, Bajrush Hoti i LDK-së ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Hoti të qytetit të Malishevës.

LDK-ja e Malishevës përmes një njoftimi në profilin e tyre në Facebook ka njoftuar se në këtë takim është parë entuziazëm i madh për kandidatin e tyre nga banorët e kësaj lagje.

Ja shkrimi i LDK-së në Malishevë:

Sonte në takimin e lagjes Hoti në Malishevë.

Mbështetje dhe entuziazëm i madh në përkrahje të Kryetarit në ardhje z.BAJRUSH HOTI.

160 LDK

BAJRUSH HOTI /TV Malisheva

Share.