Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrush Hoti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vizituat kompaninë për prodhimin e dyerve dhe dritareve “F.M.B Group” me pronar Fadil Begaj, shkruan TV Malisheva.
Me këtë rast, Hoti gjithashtu edhe ka premtuar lehtësira dhe përkrahje për bizneset që funksionojnë në Malishevë.
“Nga afër u njoftuan me vështirësitë dhe problemet që i kanë bizneset në përgjithësi në Komunën e Malishevës. Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti u premtojë lehtësira dhe përkrahje brenda kompetencave ligjore që i ka Kryetari dhe Kuvendi Komunal i Malishevës”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti.
Ja shkrimi i tij:
Kandidati për Kryetar z.Bajrush Hoti bashkë me kandidatë për asamble z.Labinot Gashi, Hamit Lima dhe Trëndelinë Begaj vizitoi kompaninë për prodhimin e dyerve dhe dritareve F.M.B Group me pronar z.Fadil Begaj.
Nga afër u njoftuan me vështirësitë dhe problemet që i kanë bizneset në përgjithësi në Komunën e Malishevës.
Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti u premtojë lehtësira dhe përkrahje brenda kompetencave ligjore që i ka Kryetari dhe Kuvendi Komunal i Malishevës.
Ky biznes përveç prodhimit të dyerve dhe dritareve si linjë të veçantë bën edhe riciklimin e mbeturinave të plastikës.
MALISHEVA PËR TË GJITHË /TV Malisheva